Drejtori i Përgjithshëm i AME-së priti ne takim Drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publike pranë misionit të OSBE

Krijuar në datën 04/08/2021

Prishtinë, 08.04.2021

Drejtori i Përgjithshëm i AME z. Fadil Kodra së bashku me Drejtori i Departamentit të Parandalimit të AME-së z. Alush Beqiri, në lokalet e AME kanë mbajtur takim me z. Eduard Anderson, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publike pranë misionit të OSBE.

Qëllimi i takimit ishin çështjet programore si dhe shqyrtimi i mundësive në fushën e emergjencave, ku Misioni i OSBE në Kosovë ka mbështetur krijimin e një rrjeti në shkallë të gjerë të forumeve të këshillimit për siguri në bashkësi, përkatësisht Këshillat Komunalë të Sigurisë në Bashkësi dhe Komunitetet Lokale të Sigurisë Publike.

Drejtori i Përgjithshëm i AME dha pëlqimin për bashkëpunim dhe angazhim të AME për realizimin e programit dhe aktiviteteve të planifikuar të cilat do të të bëhen në koordinim të plotë edhe për trajnimin e komunitetit për siguri në bashkësi dhe menaxhim emergjent.

Përveç çështjeve të Programit për Siguri në Bashkësi në takim u diskua edhe për situatën emergjente të pandemisë nga virusi Covid 19.

Në takim morën pjesë edhe z. Zoran Mitrevski, Zëvendës Drejtor/ Shef i Sektorit për Zhvillim dhe Siguri në Bashkësi si dhe z. Rifat Marmullaku zyrtar Nacional për Program.